Trumpi publikon sot vendimin e tij për marrëveshjen bërthamore me Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump do të njoftojë sot nëse Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, presidenti amerikan, të hënën ka njoftuar se do ta bëjë publik vendimin e tij lidhur me këtë çështje, të martën në orën 14, sipas kohës lokale në Uashington.
“Do të njoftoj për vendimin tim mbi marrëveshjen me Iranin nesër nga Shtëpia e Bardhë në orën 14”, ka shkruar Trumpi.
Presidenti amerikan është kritikues i marrëveshjes së arritur më 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Trumpi kishte kërkuar që fuqitë evropiane, nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, që janë përmirësojnë, ato që ai i cilëson “të meta të tmerrshme” të paktit.
Ai ka thënë se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes”.
Ndërsa presidenti iranian, Hassan Rohani më herët ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “do të pendohen” nëse tërhiqen nga marrëveshja bërthamore.