Trumpi i qorton aleatët e NATO-s
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, u ka dërguar një letër udhëheqësve të disa aleatëve të NATO-s, përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Gjermaninë dhe Norvegjinë, duke i paralajmëruar se ato po shpenzojnë shumë pak në mbrojtje, raporton gazeta “New York Times”.
Sipas saj, Trumpi ka tërheq vërejtjen se ShBA-ja është gjithnjë e më e zhgënjyer me dështimin e tyre, për të përmbushur detyrimet e sigurisë, të ndara nga aleanca ushtarake.
Trumpi vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2 për qind të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në mbrojtje.
Tensionet midis ShBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të një samiti të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.
Ky samit do të pasohet me një takim midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik. (Rel)