
Trumpi reagon ndaj kostos së vezëve në ShBA: Çmimet kanë rënë, askush nuk flet për to
20 prill 2025
| 17:06
Donald Trump ka folur për koston e vezëve në Shtetet e Bashkuara.
Ai ka njoftuar se çmimi i vezëve në Amerikë kanë rënë 87%, por “u ankua” se askush nuk flet për këtë.
“Mund të keni të gjitha vezët që dëshironi. Në fakt, nëse ka ndonjë gjë, çmimet po ulen shumë. Kështu që unë thjesht dua t’ju bëj të ditur se çmimet janë ulur”, tha Trump.
Duke folur për Sekretaren e Bujqësisë, Brooke Rollins, Trump tha se ajo po bën “një punë të shkëlqyer”.
Ulja e kostove të sendeve ushqimore dhe mallrave të tjera ishte një nga premtimet më të mëdha të fushatës së Trump për vitin 2024.