Trumpi reagon pas sulmit në Florida
15 shkurt 2018
| 13:36
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga Nikolaus Cruz (19) në një shkolle të mesme në qytetin Broward të shtetit Florida të ShBA-së.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është informuar në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me incidentin, disa orë pas incidentit ka reaguar nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”.
“Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trumpi.