Trumpi rifiton zgjedhjet 2020

26 korrik 2020 | 17:32

Shkruan: Seremb Gjergji

Presidenti Trump në shikim të parë duket se është person i veprimeve të shpejta dhe të pamatura mirë. Por, kjo vjen për dy arsye: 1. Trump e do Amerikën më shumë se cilido president deri më tash; dhe 2. Vepron me mendjen e një biznesmeni. Kjo i jep atij një avantazh të jashtëzakonshëm. Si shqiptar, e di që krejt të rinjtë me origjinë shqiptare në Amerikë, madje edhe disa prindër të tyre do ta votojnë Trumpin. Vlera e kapitalit njerëzor.
Presidenti Trump me veprimet e tij tregon se është i vetmi që mund ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në Amerikë dhe në botë. Por, bota nuk është mësuar deri me tash e, ndoshta, as nuk është gati ta ndjekë Trumpin me hapat e tij gjigantë. Prandaj, frikësohen të gjithë. Natyrisht se duhet të frikësohen, sepse nëse nuk e mbajnë hapin, mbeten mbrapa. Këtë e konfirmon edhe CNN Politics në një artikull debatues me James Wodds.
Tash sa vjet asnjë anketë në Amerikë nuk ka dalë e saktë. Të verbër do të jenë ata që e besojnë një të tillë sot. Aktualisht gjithçka varet nga vlera e kapitalit njerëzor dhe orientimi i tyre derë më derë. Andaj, fushata e presidentit Trump, duke u ikur këtyre anketave, sipas gazetës “Guardian”, në vjeshtë do ta ketë një rikthim grandioz.
Si shikues evropian, kemi mendime të ndryshme, por z. Trump vërtet e ka bërë Amerikën madhështore përsëri. Ka rritur ekonominë amerikane në mënyrë rekorde. Tregjet botërore, po ashtu. Ka forcuar ushtrinë. Ka krijuar Ushtrinë e Qillit – se s’ka vend për toke më! Plot vende të reja pune të pafundme dhe ka kthyer prodhimin vendor. Ku ka më madhështore se kjo?! Është ëndërr e çdo qeverie të botës.
Krahasuar me pesë presidentët e fundit amerikan, Trumpi del diametralisht më i mirë se të gjithë. Madje më i mirë se edhe vetë Bill Clintoni, edhe pse ne si kosovarë kemi debulesë për presidentin Clinton. Në këtë garë Trumpi fiton 82:18 sepse amerikanët besojnë se Trumpi me të gjitha impulset e shpejta, të pamatura dhe reagimeve rigoroze vazhdon të mbetet i vetmi president që realisht sjell ndryshime. Askush tjetër.
Madje çdo amerikan, i pyetur se me cilin president kishit pasur dëshirë të pini një birrë, të gjithë përgjigjen me presidentin Trump. Asnjë president tjetër. Secili për të diskutuar hallet e veta, për ta lavdëruar, për ta fyer, për ta kritikuar e, madje, edhe për t’u munduar për ta nënçmuar. Por, vazhdon të mbetet i vetmi në zemrat e tyre që ta kenë shansin ta pinë një birrë. Mendoj se kjo vjen nga fakti se secili amerikan e gjen veten në reagimin njerëzor të presidentit Trump – ngjashëm si gjithë njerëzit. Nuk shohin taktika politike me agjenda të fshehura.
Në çdo anketë apo parashikim të mediave të majta, liberale apo të qendrës, mundohen të reflektojnë që Joe Biden është afër apo në epërsi. Por, tashmë botërisht, anketat kanë marrë fund. Në Amerikë dhe tek amerikanët anketat kanë dështuar aq shumë sa Gallup Internacioanl – si kompania më e besueshme e anketave në botë, ka ngrehur duart.
Sot anketa më e mirë është biseda drejtpërdrejt me njerëz – diçka që presidenti Trump dhe ekipi i tij e bëjnë për mrekulli. Madje nuk duhet harruar edhe armën e tij më të fuqishme, zv/presidenti Mike Pence. Personi më i mençuri deri më tash në politikën amerikane dhe i vetmi person që askush nuk e ka gjetur asnjë gabim në jetën e tij, që nga dita kur ka lindur e deri më sot apo është aq i mençur që nuk ka lënë asnjë gjurmë. Lehtë mund të themi, presidenti Trump do të rizgjidhet edhe një mandat këtë vjeshtë. Sipas profesorit të mirënjohur Helmut Norpoth, i cili ua ka qëlluar pesë fitoreve të fundit presidenciale në Amerikë, thotë se 91 për qind është shansi i fitores së sërishme të presidentit Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Naya Rivera u gjet e mbytur në…