Trumpi s’e përjashton mundësinë e hetimit të Jack Smithit: I çmenduri po kthehet në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz, është i rrezikshëm edhe atje

09 dhjetor 2024 | 12:14

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith.

Ai fillimisht ka treguar se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trumpi, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith.

Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Trump nuk e lë pa e përmendur as Gjykatën Speciale.

Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.

“Ai duhet të kthehet në Hagë dhe të ekzekutoj njerëzit atje. Mendoj se ai është i rrezikshëm edhe në Hagë”, ka thënë Trumpi.

Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze.

Në paraburgim në Hagë qëndrojnë edhe ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së për akuza të ngjashme. Disa tashmë janë dënuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë lidhur…