Trumpi shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforni
05 gusht 2018
| 15:39
Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka kapluar Kaliforninë, duke detyruar mijëra persona të ikin nga shtëpitë e tyre.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka urdhëruar të krijohet fondi për të ndihmuar zonat e prekura nga zjarri.
Shtëpia e Bardhë ka raportuar se Trumpi ka urdhëruar ndihmë nga autoritetet për t’ju dalë në ndihmë atyre që janë prekur nga zjarri i madh.
Kalifornia është përfshirë nga zjarr i madh gjatë këtij viti. Gjithsej 14 shtete kanë raportuar përfshirje nga zjarri, duke përfshirë Floridën dhe Teksasin.