Trumpi shpërbën Departamentin e Arsimit të ShBA-së

21 mars 2025 | 08:10

Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shpërbërë Departamentin e Arsimit, duke përmbushur një premtim të fushatës dhe një synim të gjatë të disa konservatorëve.

Duke e akuzuar agjencinë për “dështime që të marrin frymën”, presidenti republikan u zotua t’i kthejë paratë që ajo kontrollon në shtete të veçanta.

“Do ta mbyllim atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Trump, megjithëse Shtëpia e Bardhë pranoi se mbyllja e agjencisë do të kërkonte një akt të Kongresit.

Masa tashmë po përballet me sfida ligjore nga ata që kërkojnë të bllokojnë mbylljen e agjencisë, si dhe shkurtimet gjithëpërfshirëse të stafit të saj të njoftuara javën e kaluar.

I rrethuar nga fëmijë të ulur në tavolinat e shkollës në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “ShBA shpenzon më shumë para për arsimin më shumë se çdo vend tjetër”, megjithatë shtoi se studentët renditen afër fundit të listës.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se administrata e tij do të lëvizte për të shkurtuar pjesët e departamentit që mbeten brenda kufijve ligjorë.

Urdhri ekzekutiv ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore, si shumë nga përpjekjet e administratës Trump për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin do të shkelte një marrëveshje paqeje…