Trumpi takohet me Kim Jong-un, besojnë në suksesin e bisedimeve dypalëshe

27 shkurt 2019 | 18:10

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un janë takuar të mërkurën në kuadër të samitit të tyre të dytë, teksa i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta.

Pak para se të realizojnë takimin e tyre, të përcjellë me një darkë, në një hotel në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, Trumpi ka thënë se përparimi më i madh i arritur në takimin e parë, ka qenë marrëdhënia personale e tij me Kimin.

Presidenti Trump u ka thënë gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zmbrapset nga çështja e denuklearizimit”.

Ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shprehur i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit”.

Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, ishte quajtur historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i ShBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, pati thënë se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka vazhduar të ndërmarrë veprime…