Trumpi takon shefin e “Twitter”-it
24 prill 2019
| 11:33
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, shefin e rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey.
Përmes një njoftimi në “Twitter” thuhet se Trump dhe Dorsey diskutuan për “mbrojtjen e gjuhës së shëndoshë në komunikimin publik” para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Më herët presidenti Trump kishte akuzuar rrjetin social “Twitter” se është “shumë diskriminues” ndaj tij.
Por, presidenti e quajti bisedën me shefin e “Twitter”-it si një takim të mrekullueshëm.
“Shumë tema u diskutuan lidhur me rrjetin e tyre, dhe mediat sociale në përgjithësi”, ka shkruar Trump.