Trumpi thotë se është nder për ShBA-në që i prinë botës me raste të koronavirusit

20 maj 2020 | 11:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është medalje nderi që Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë në botë të të infektuarve me Covid-19.

“Në një aspekt të caktuar, e shoh këtë si një gjë të mirë, sepse nënkupton që testimi ynë është shumë më i mirë”, tha presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

“Kur kemi shumë raste nuk e shoh këtë si diçka të keqe. Prijmë në raste sepse kemi më shumë testime se të gjithë të tjerët. Prandaj, e shoh këtë si medalje nderi. Vërtet është një medalje nderi”, shtoi ai.

Megjithatë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike i kritikoi komentet e presidentit republikan, duke thënë se 1.5 milion rastet me Covid-19 në ShBA paraqesin një dështim të plotë të udhëheqësisë, shkruan “BBC”, transmeton Express.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë testuar më së shumti persona në botë, ato nuk janë në vendin e parë për numrin mesatar të testimeve për një mijë banorë.

Në këtë aspekt, ShBA-ja është në vendin e gjashtëmbëdhjetë dhe para saj ndodhen vende si Islanda, Zelanda e Re, Rusia dhe Kanadaja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Periudha e pandemisë, për shkak të ngujimit, pritet të jetë…