
Trumpi thotë se ‘nuk bëhem hiç merak’ nëse prodhuesit e veturave rrisin çmimet: Le të blejnë vetura amerikane, kemi plot
30 mars 2025
| 14:26
“Nuk bëhem hiç merak”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pyetur se nëse pas tarifave për 25% ndaj veturave të huaja që hynë në ShBA, ata do të rrisnim çmimet.
Njerëzit “le të blejnë vetura amerikane, kemi plot”, tha Trump për NBC News.
Të mërkurën, Trump njoftoi taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që hyjnë në SHBA nga jashtë, të cilat hyjnë në fuqi më 2 prill.
Tarifat për bizneset që importojnë automjete priten në 3 prill dhe taksat për pjesët do të fillojnë në maj ose më vonë.