Trumpi thotë se përpjekjet për ta ndalur luftën Rusi – Ukrainë janë ‘disi nën kontroll’

23 mars 2025 | 09:55

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se përpjekjet për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës Rusi-Ukrainë janë “disi nën kontroll”.

“Diskutimet racionale dhe të kesh marrëdhënie të mira me presidentët Vladimir Putin të Rusisë dhe Volodymyr Zelenskiy të Ukrainës janë çelësi për negocimin e përfundimit të luftës”, i tha Trump themeluesit të ueb-faqes sportive Outkick, Clay Travis, gjatë një interviste në Air Force One.

Trumpi pati diskutime të ndara me Putinin dhe Zelensky javën e kaluar, me qëllim përfundimin e luftës që filloi kur Putini urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit më të vogël të Rusisë në vitin 2022.

Bisedimet, të cilat dështuan në qëllimin e Trump për të siguruar një armëpushim të plotë 30-ditor, rezultuan në pranimin e Putinit për të ndaluar sulmet ruse në infrastrukturën energjetike për 30 ditë dhe Zelensky tha se gjithashtu do të pranonte një pauzë të tillë.

Në anën tjetër, shumë liderë perëndimorë kanë paralajmëruar se duhet patur kujdes kur bëhet fjalë për deklaratat e Putinit, pasi sipas tyre nuk duhet zënë besë atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit…