Trumpi thotë se SHBA-ja po bëhet komuniste

21 shkurt 2024 | 12:55

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krahasuar rastet e tij penale me rrethanat e kryeopozitarit rus, Alexei Navalny, i cili vdiq pas burgosjes nga presidenti Vladimir Putin, raporton “Associated Press”.

Në një paraqitje për Fox News, Trumpi ka reaguar për vdekjen e Navalnyt, për të cilën presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë kanë fajësuar Putinin, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Mirëpo më vonë, Trumpi ka përsëritur qëndrimet e tij se ndjekjet penale kundër tij po nxiten nga politika, ani pse nuk ka prova se Bideni apo Shtëpia e Bardhë kanë urdhëruar këto raste.

“Navalny është situatë shumë e keqe dhe ishte guximshëm, shumë djalë i guximshëm”, ka thënë Trumpi.

“Ai u kthye (në Rusi), ka mundur të qëndronte larg dhe ndoshta do ta ketë pasur më mirë sikur të fliste nga një shtet tjetër sesa të vendoste të kthehej, sepse njerëzit mendonin se do të ndodhte dhe ndodhi (vdekja e Navalnyt)”, ka shtuar ai.

“Është gjë e tmerrshme, por po ndodhë edhe në shtetin tonë”, ka vazhduar Trumpi, duke thënë se rastet e tij penale – janë provë se SHBA-ja “po kthehet në vend komunist në shumë mënyra”.

“Kam katër raste gjyqësore… veç për faktin se jam në politikë”, ka thënë Trumpi. “Po më gjykojnë për gjëra qesharake”.

Ai ka vazhduar krahasimin edhe kur ka folur për humbjen e rastit gjyqësor në New York. Gjykata në New York e ka urdhëruar që të paguajë 355 milionë dollarë gjobë pasi ka gënjyer për pasurinë e tij. Me gjithë interesin, Trumpi i ka borxh shtetit 454 milionë dollarë.

“Është formë si e Navalnyt. Formë e komunizmit dhe fashizmit”, ka thënë Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi në afatin…