Trumpi ua fal dënimin vrasësve të 14 civilëve në Irak

23 dhjetor 2020 | 08:28

 

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ua ka falur dënimin katër rojave të sigurisë, të dënuar me burgim të gjatë për vrasjen e 14 civilëve të paarmatosur në vitin 2007 në Bagdad të Irakut.

Kjo masakër kishte shkaktuar reagime të shumta në nivel ndërkombëtar kundër përdorimit të kontraktorëve privatë në zonat e luftës, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Katër personat e dënuar kishin qëlluar me armë ndaj një grumbulli të personave të paarmatosur në kryeqytetin irakian.

Pauls Slough, Evan Liberty dhe Dustin Heard ishin të dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa snajperisti Nicholas Slatten, i cili ishte personi i parë që kishte filluar t’i qëllonte civilët, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Prokurorët kishin vlerësuar se pjesëtarët e sigurimit privat, të cilët ishin të armatosur rëndë, kishin kryer sulm të paprovokuar duke përdorur armë ‘sniper’, armë automatike dhe granatahedhës.

Hetuesit e FBI-së, të cilët e kishin vizituar vendin e ngjarjes disa ditë pas rastit, e kishin cilësuar këtë rast si “masakra My Lai e Irakut”, duke iu referuar vrasjes së civilëve nga trupat amerikane në luftën e Vietnamit. Për atë rast ishte dënuar vetëm një ushtar amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Izraeli do t’i mbajë zgjedhjet e katërta brenda dy…