![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/trump.jpg)
Trumpi uron popullin e Kosovës për festat e fundvitit nëpërmjet Osmanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, i ka dërguar një kartolinë ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të ja uruar festat e fundvitit.
Osmani e ka falënderuar Trumpin.
Ajo nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” u ka dëshiruar amerikanëve shëndet dhe prosperitet.
“Faleminderit për urimin zotëri president, Donald Trump. Unë i dëshiroj të gjithë amerikanëve shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe Vit të Ri të këndshëm. Shpresoj që 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani.
Thank you for the holiday wishes, Mr.President @realdonaldtrump. I wish all the American people a healthy, prosperous and joyful Christmass & New Year. May 2021 be a positive turning point in the joint challenges our societies face. 🇽🇰 🇺🇸 pic.twitter.com/9eqE4ic6Uh
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 20, 2020