Trumpi: Ushtria e hapësirës do të krijohet shumë shpejt
Donald Trump nga kopështi i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, ka premtuar se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapsinorë.
Ai, organizoi një ceremoni me rastin e krijimit të komandës hapsinore në kuadër të ushtrisë.
“Është dicka e madhe. Hapësira është fronti i ardhshëm i luftës dhe unë mendoj se kjo është e dukshme për këdo”, ka thënë Donald Trump.
Trump, që ka treguar pak oreks për luftërat e huaja apo angazhimin kundër ndryshimeve të klimës, duket se është më i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga jashtë tokës.
“Rreziqet për vendin tonë evoluojnë në mënyrë konstante dhe ne duhet të evoluojmë po ashtu. Tani, ata që duan të dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, kërkojnë të na sfidojnë në hapësirë. Dhe kjo do të jetë një lojë krejt e ndryshme”, u shpreh Trump.
Operacionet e komandës hapsinore pritet të përfshijnë edhe mundësimin e navigimit të bazuar mbi satelitët dhe komunikimet për trupat në fushë, duke siguruar paralajmërime për lançime raketash dhe mbrojtje nga ndonjë ndërhyrje e mundshme ruse apo kineze.
Trump tha se forca e tij hapësinore, do të krijohet shumë shpejt, si dega e gjashtë e forcave të armatosura amerikane.