
Trumpi vijon spastrimet në ushtri, shkarkon zëvendësadmiralen e marinës amerikane
Donald Trump është duke vijuar me spastrimin e zyrtarëve të cilët janë pjesë e administratës së sigurisë kombëtare të NATO-s. Zëvendësadmiralja e Marinës së ShBA-së, Shoshana Chatfield e cila mban një pozicion të lartë në NATO, është shkarkuar si pjesë e reformave të administratës Trump.
Burime për “Reuters” bëjnë me dije aleatët ishin njoftuar se zyrtarja e lartë e NATO-s, ishte hequr nga puna e saj. Admiralja Shoshana Chatfield, përfaqësuesja ushtarake e ShBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, është një nga disa oficere femra me tre yje të marinës dhe ishte gruaja e parë që drejtoi Kolegjin e Luftës Detare, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2023.
Shkarkimi i saj është i fundit që ka tronditur Pentagonin pas shkarkimit të së enjtes të gjeneralit Timothy Haugh, kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike të ShBA.