Trumpi viziton fabrikën e maskave pa vënë maskë
06 maj 2020
| 08:53
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi dje fabrikën e maskave “HoneyWell International Inc” në Arizona, e cila prodhon maska të tipit N95 për punëtorët shëndetësorë. Kjo fabrikë, e cila prodhimin e ka filluar para katër javëve, meqë në Amerikë kishte mungesë të pajisjeve mbrojtëse, po prodhon maska për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Presidenti amerikan, gjatë vizitës bërë fabrikës, vendosi syze mbrojtëse, por jo edhe maskë, ani pse të gjithë punëtorët e fabrikës përreth tij kishin vënë dhe vendosja e maskës kërkohej edhe me një shënim: “Maska e fytyrës kërkohet në këtë zonë. Faleminderit!”
(B. D.: ‘Epoka e re’)