Trumpi: Vrasja e Khashoggit, komploti më i keq në histori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se përgjigjja e Arabisë Saudite ndaj vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë përpjekja më e keqe në histori për të fshehur të vërtetën.
Trumpi ka thënë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që e ka organizuar komplotin “duhet të jetë në telashe të mëdha”.
SHBA-ja është përball me presion të madh për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Arabisë Saudite, aleate kyçe e saj.
Arabia Saudite ka ofruar raporte kundërthënëse për fatin e Khashoggit, banor i ShBA-së dhe kontribuues në gazetën “Washington Post”.
Pas disa javësh këmbënguljeje si ai është i gjallë, autoritetet saudite thonë tani se Khashoggi, 59 vjeç, ka vdekur pas një përleshjeje që ka ndodhur pasi ka vizituar konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i dënojnë përgjegjësit dhe se do t’i anulojnë vizat për 21 të dyshuar të identifikuar.