Trumpi zbulon se cilat pesë kriptovaluta do të jenë pjesë e rezervës strategjike, vlerat e tyre rriten menjëherë

03 mars 2025 | 12:52

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar emrat e pesë kriptomonedhave që do të përfshihen në rezervën e re kriptostrategjike të ShBA-së.

Bëhet fjalë për Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Vlerat e të pesë kriptomonedhave është rritur menjëherë pas njoftimit.

Donald Trump dëshiron që ShBA të bëhet “kryeqyteti i kriptove të botës”. Siç  ka njoftuar ai në rrjetin e tij social “Truth” të dielën, pesë monedha janë vendosur të përfshihen në rezervën e re strategjike të kriptove.

Detajet rreth rezervës së re strategjike nuk dihen ende dhe më shumë informacion pritet të publikohet të premten, kur Trumpi do të presë Samitin e parë të Kriptove në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do të kërkohet një akt i Kongresit për të krijuar rezervën.

Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën pas njoftimit të Trumpi, raportojnë “BBC” dhe “Reuters”.

Vlera e tri kriptomonedhave kryesore u rrit deri në 62 për qind të dielën. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe është rritur 11 për qind, ndërsa Ethereum është rritur afërsisht 13 për qind.

Trumpi nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për kriptovalutat as gjatë fushatës presidenciale. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në janar të këtij viti, ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi punues të ngarkuar me propozimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja për kriptovalutat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smartphone-t e rinj të serisë Galaxy A sjellin për herë…