Trumpi zotohet se nëse fiton do t’i bëjë publike dosjet për vrasjen e ish-presidentit Kennedy
24 gusht 2024
| 12:02
Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, ka marrë përkrahjen e Robert F. Kennedy Jr, një kandidat i pavarur me disa qëndrime kontraverse, që u tërhoq nga gara dy ditë më parë.
Pasi mori përkrahjen e tij, Trump ka bërë një zotim, siç raporton “The Guardian”.
Disa orë pas përkrahjes nga kandidati i pavarur, Robert F Kennedy Jr, Donald Trump tha se do të publikonte “të gjitha dokumentet e mbetura në lidhje me vrasjen e John F Kennedy”, nëse ai zgjidhej president në nëntor, si pjesë e një propozimi të ri komisioni për tentativat për vrasje presidenciale, përfshirë atë që e kishte në shënjestër vetë Trumpin.