Trumpit i fshihet përgjithmonë llogaria në Twitter

09 janar 2021 | 01:14

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është shlyer përgjithmonë llogaria në “Twitter”.

Ngjarjet që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të martën, në Kongresin Amerikan në Capitol Hill, ku një turmë e mbështetësve të Trump hynë brenda ku me ç’rast vdiqën katër persona, ka bërë që disa rrjete sociale të reagojnë duke fshirë përkohësisht llogarinë e presidentit amerikan.

“Pasi bëmë një rishikim të “tweetave” të fundit në llogarin e @realDonaldTrump dhe përmbajtën e tyre ne kemi fshirë përgjithmonë llogarinë e tij për shkak të nxitjes se rrezikut për dhunë tjetër”, shkruan në deklaratën e “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë nga Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës…