Trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it prezent në Jarinjë

18 dhjetor 2022 | 15:28

Në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, sot ka pasur prezencë të shtuar të trupave të KFOR-it.

Siç raporton REL, aty janë parë edhe pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë serb më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Basketbollit Rahoveci e ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit…