Trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak
19 gusht 2018
| 16:33
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të qëndrojnë në Irak për “aq sa ka nevojë” të ndihmojnë stabilizimin e rajonit që ishte kontrolluar nga Shteti Islamik, ka deklaruar një zëdhënës i koalicionit për luftimin e militantëve.
“Ne do të mbajmë trupat për aq sa ka nevojë, arsyeja tjetër pas Shtetit Islamik është stabiliteti dhe ne duhet të qëndrojmë këtu”, ka thënë kolonel Sean Ryan.
Numri i ushtarëve amerikanë, mund të ulet, në momentin kur forcat e tjera të NATO-s do të zbarkojnë për të ndihmuar në trajnimin e forcave irakiane shtoi Ryan.
Ai ka theksuar se 5 200 trupa janë të vendosura në Irak për momentin.