Trupat amerikane po përgatiten për largim nga Siria Lindore dhe Iraku
Sipas disa zyrtarëve të mbrojtjes, tani janë duke u zhvilluar përgatitjet për një tërheqje totale ose të pjesshme të SHBA-ve dhe forcave të koalicionit nga Siria Lindore dhe Iraku.
Kjo, “për shkak të presionit të vazhdueshëm dhe përshkallëzimeve nga grupet e mbështetura nga Irani, duke përfshirë Kata’ib Hezbollah”.
Gjithashtu po bëhet për t’i çuar pjesëtarët e shërbimit amerikan në “siguri” përpara çdo lloj lufte rajonale.
“Tërheqja e plotë mund të zgjasë deri në 90 ditë, por kjo varet nga madhësia, fushëveprimi dhe urgjenca e saj”.
Kjo vjen pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani, pranë kufirit me Sirinë.
Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar një grup milicie të mbështetur nga Irani për sulmin.
Rezistenca Islamike në Irak – e cila besohet se përmban milici të shumta që janë armatosur, financuar dhe trajnuar nga forcat e Gardës Revolucionare të Iranit – kishte thënë se ishte përgjegjëse për sulmin.
Irani ka mohuar çdo rol në sulmin që plagosi 41 trupa të tjera amerikane në bazën ushtarake.
Tre trupa amerikane u vranë dhe 30 u plagosën në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani, afër kufirit me Sirinë, njoftuan SHBA-të.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndërsa faktet janë ende duke u mbledhur, sulmi u krye nga grupe ushtarake të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak.
Është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Biden shtoi në një deklaratë se “sot, zemra e Amerikës është e rënduar”, duke vijuar të thotë se “sakrifica përfundimtare e ushtarëve nuk do të harrohet kurrë nga kombi amerikan”.
Ai gjithashtu paralajmëron për hakmarrje: “Dhe mos kini dyshim – ne do t’i kërkojmë llogari të gjithë përgjegjësve në një kohë dhe në mënyrën që zgjedhim”.