Trupat azerbajxhanase marrin kontrollin e Agdamit
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se trupat e tij kanë marrë kontrollin në tri distriktet e para në kufi me Nagorno-Karabakun, si pjesë e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund luftës gjashtë javore me forcat armene në këtë rajon.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka theksuar më 20 nëntor se njësitë e saj hynë në rrethin e Agdamit, një nga tre distriktet te Nagarno-Karabak, që do t’i dorëzohen Azerbajxhanit pas gati tre dekadash nën kontrollin e Armenisë.
Turmat e njerëzve që mbanin flamuj kombëtarë janë mbledhur në kryeqytetin Azerbajxhan, Baku, për të festuar dorëzimin e rajonit Agdam ndërsa Aliyev njoftoi për planet “madhore” për distriktin.
Shefi i forcave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak, ka thënë se operacioni i dorëzimit u zhvillua pa incidente, raporton “Rel”
Derisa trupat azerbajxhanase janë zhvendosur në Agdam një ditë pasi kolonat e ushtarëve armenë dhe tanket janë tërhequr nga territori. Ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan, është larguar nga puna nga kryeministri Nikol Pashinian.
Fshatarëve armenë në Agdam u janë dhënë vetëm pak ditë për të lënë shtëpitë e tyre. Ata u përpoqën paketonin gjërat e tyre në automjete, si dhe të zbraznin shtëpitë përpara se t’i digjnin ato.
Marrëveshja e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, e ndërmjetësuar nga Rusia, lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe pjesën më të madhe të zonës.
Rreth 2 000 paqeruajtës rusë do të vendosen për të ruajtur sigurinë në territor për një periudhë pesë vjeçare. Ata gjithashtu do të qëndrojnë si roje në korridorin strategjik Lachin, rruga e vetme që lidh rajonin dhe Armeninë.
Marrëveshja e 10 nëntorit i ka dhënë fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5 000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët.
Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.