Trupat dhe automjetet mbi Urën e Ibrit, KFOR: Nga sot vendosen përkohësisht asete shtesë si pjesë e stërvitjeve

31 gusht 2024 | 23:17

Nga sot, mjetet shtesë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (NJMS) janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

Kjo u bë e ditur nga KFOR’i të cilët thanë se dislokime të tilla shtesë, janë pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.

Kjo është përgjigjja e KFOR-it dhënë për Gazeten Express:

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, theksojnë se “misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ripohon përkushtimin e tij të palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, nën mandatin e tij të OKB-së.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë dhe vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjithë homologët e tij, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas situatave të fundit në…