Trupat e 140 ushtarëve të rënë kthehen në Ukrainë
26 prill 2024
| 16:32
Trupat e 140 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve janë kthyer në Ukrainë, njoftoi të premten Selia Qendrore e Koordinimit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
Në këtë grup bëjnë pjesë trupat e 120 ushtarëve që janë vrarë në rajonin e Donetskut, ndërsa pjesa tjetër kanë rënë në fushëbeteja në Luhnsk, Sumy, Zaporizhia dhe Kherson, thuhet në deklaratë, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Komiteti Ndërkombëtar e Kryqit të Kuq asistoi për kthimin e trupave të ushtarëve, thuhet më tej.
Më 12 prill, trupat e 99 ushtarëve ukrainas u kthyen në Kiev, ndërsa Rusia pranoi 23 trupa të ushtarëve të saj.