Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit

28 korrik 2021 | 14:19

 

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci pas arritjes në Kosovë janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit.

Viktimat e këtij aksidenti janë sjellë nga Kroaci me tri vetura dhe atë nën përcjelljen e policisë.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kompania e cila ka bërë transportin e trupave të pajetë, ka bërë me dije se një gjë të tillë e kanë bërë vullnetarisht.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasdites.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Rashel Kolaneci poston një foto apo video në profilin…