Trupat izraelite sulmojnë spitalin al-Khair, arrestojnë stafin mjekësor
22 janar 2024
| 14:36
Trupat izraelite kanë sulmuar spitalin al-Khair dhe kanë arrestuar stafin mjekësor, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf al Qidra, për Reuters.
Trupat përparuan për herë të parë në distriktin al-Mawasi pranë bregut të Mesdheut, në perëndim të Khan Younis, qyteti kryesor në Gazën jugore, ku ndodhet spitali.
Izraeli thotë se luftëtarët e Hamasit veprojnë nga brenda dhe përreth spitaleve, gjë që Hamasi dhe stafi mjekësor e mohojnë.