Trupat ruse pushtojnë godinën e televizionit ukrainas

03 mars 2022 | 23:28

Trupat ruse raportohet se kanë pushtuar ambientet e një kanali televiziv ukrainas në qytetin jugor të Khersonit.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSSCIP), pushtuesit gjithashtu fikën transmetimin e TRK.

“Armiku mund të përhapë falsifikime për dorëzimin dhe nënshkrimin e një traktati paqeje me Rusinë”, shton deklarata.

Sakaq, Sky News raporton se informacioni nuk është verifikuar në burime private prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja e Superligës Europiane është hedhur sërish si ide nga…