Trupat shqiptare shkojnë pranë kufirit të Ukrainës
05 korrik 2022
| 09:07
Misioni i NATO-s në Letoni për Forcat Sulmuese ka publikuar në rrjete sociale fotografi nga stërvitja më e fundit ushtarake në të cilën kanë marrë pjesë qindra ushtarë.
Pjesë e këtij misioni ishin edhe dhjetëra ushtarë shqiptarë të cilët kanë simuluar një stërvitje në të cilën janë përdorur armët e lehta.
Pas samitit të fundit në Madrid, aleanca ushtarake e NATO-s është angazhuar për ta shtuar praninë ushtarake në kufijtë lindore për shkak edhe të rritjes së tensioneve me Rusinë./A2/