Trupat ukrainase hyjnë në rajonin e Belgorodit të Rusisë
Mediat ukrainase kanë raportuar se forcat e Kievit kanë hyrë në rajonin Belgorod të Rusisë.
Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime, shkruan skynews.
Mediat, duke përfshirë Suspilne të Ukrainës, po raportojnë tani për një video të pesë trupave ukrainase me uniformë që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”.
Siç raportohet, ushtarët mbanin në dorë flamurin e batalionit dhe një flamur gjeorgjian.
Një tabelë në ndërtesën pas tyre shkruan “Klubi i fshatit Porozovsky”.
Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por projekti i verifikimit të fakteve me bazë në Ukrainë, VoxCheck, konfirmoi se videoja ishte filmuar në Poroz, tre kilometra larg kufirit ukrainas.
⚡️⚡️⚡️ The Armed Forces of Ukraine 🇺🇦 have invaded Belgorod, Russia.
Poroz, in Belgorod Region, Russia is under control of Ukraine’s 🇺🇦 Batallion 252.
👉 Where are the border guards? Where are Kadyrov’s Tik-Tok soldiers? Where is the Russian Army?
🔥 Soon: Moscow’s liberation pic.twitter.com/87VtHmdc1x
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) August 10, 2024