Trupat ukrainase ‘shtypin mbrojtjen ruse’ dhe ri-marrin fshatin Staromaiorske

27 korrik 2023 | 22:28

Ukrainasit thonë se e kanë rimarrë fshatin Staromaiorske në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Një zyrtar ukrainas postoi në Twitter një video të trupave që mbanin një flamur në vendbanim, që ndodhet rreth gjysmës së rrugës midis Mariupolit dhe Zaporizhzhias në juglindje të vendit.

“Brigada e 35-të dhe njësia e mbrojtjes territoriale “Ariy” kanë përmbushur detyrën e tyre dhe kanë çliruar fshatin Staromaiorske. Lavdi Ukrainës!” tha ushtari në video.

Staromaiorske shtrihet në jug të një numri vendbanimesh të vogla që Ukraina i ka rimarrë gjatë kundërofensivës së saj, e cila filloi në qershor.

Zelenskyy kishte lënë të kuptohet për një fitore të rëndësishme në vijën e frontit mbrëmë.

“Meqë ra fjala, sot djemtë tanë patën rezultate shumë të mira në front”, tha ai në fjalimin e tij të natës me video të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person dyshohet të jetë vetëvrarë, pasi është gjetur pa…