Trupi gjykues i Speciales aprovon vendimin: Gregory Kehoe nuk është më avokat i Thaçit

15 shkurt 2024 | 11:05

Gregory Kehoe nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Hagë.

Pas kërkesës për largim, ajo është aprovuar nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Largimi i avokatit Kehoe ka ardhur për shkak të problemeve financiare me të cilat është duke u përballur mbrojtja e Thaçit.

“Më 14 shkurt 2024, trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihou si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur administratorja cakton bashkëmbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkëmbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kehoun, trupi gjykues ftoi palët dhe administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme. Trupi gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkëmbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit”, ka njoftuar Specialja.

Sipas këtij njoftimi, trupi gjykues ka shqyrtuar edhe kërkesën për parapagimin e shpenzimeve të avokati Kehoe.

“Së fundi, trupi gjykues shqyrtoi kërkesën e Kihout për pagimin e shpenzimeve nga DHSK-ja gjatë periudhës kalimtare, d.m.th. pas caktimit të mbrojtësit të ri. Trupi Gjykues vuri në dukje se Administratorja mund të vendos të udhëzojë Kihoun që të vazhdojë të veprojë ose të ndihmojë mbrojtësin zëvendësues (për një periudhë prej 45 ditësh), por, duke marrë parasysh se mbrojtësi i ri nuk është caktuar ende dhe Administratorja nuk ka lëshuar këto udhëzime për Kehoun, trupi gjykues konstatoi se kërkesa është e parakohshme në këtë fazë dhe rrjedhimisht e hodhi poshtë”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë,…