Trupi gjykues i Speciales kërkon nga ZPS-ja ta ulë numrin e dëshmitarëve në rastin e liderëve të UÇK-së

18 janar 2023 | 11:27

Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith, ka kërkuar nga Zyra e prokurorit të Specializuar (ZPS) që të ulë numrin e dëshmitarëve në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Kërkojmë nga ZPS-ja që t’i shqyrtojë edhe një herë argumentet e saj për ta ulur numrin e dëshmitarëve që përsëriten dhe për të përzgjedhur vendet e krimeve, incidentet apo vendet e paraburgimit”, ka thënë Smith gjatë konferencës përgatitore për fillimin e gjykimit të liderëve të UÇK-së.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga ZPS-ja që ta  zvogëlojë periudhën e intervisitimit të dëshmitarëve, shkruan “Epoka e re”.

Më tutje, ai ka thënë se planifikojnë  që brenda 600 orëve brenda vitit të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve.

“Vazhdojmë të jemi të shqetësuar për kohën që ka ofruar prokuroria për çështjen e saj. Ne i vlerësojmë përpjekjet e ZPS-së për ta zvogëluar këtë afat kohor, por e inkurajojmë ZPS-në për të shkurtuar paraqitjen e argumenteve të saj dhe për të shfrytëzuar të gjitha instrumentet procedurale që kanë në dispozicion që gjyqi të jetë i drejt dhe i shpejt. Ne kemi treguar vizionin tonë lidhur me ditët e seancave për përudhën në vazhdim dhe në qoftë se kjo funksionon si duhet do të dëgjohen dëshmi gjatë 600 orëve brenda një viti”, ka thënë Smith. /Epoka e re/

Nis konferenca përgatitore për gjykimin e liderëve të UÇK-së

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje (e martë) në ora 18:10 policia e stacionit në…