Trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i Emiliano Salas
08 shkurt 2019
| 00:03
Trupi i Emiliano Salas është ai që është nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit që ishte zhdukur në Kanalin Anglez më 21 janar.
Pak ditë pasi u gjet aeroplani dhe një trup në të, ndërsa tani autoritetet kanë zyrtarizuar se trupi është i lojtarit të Cardiffit.
Në një njoftim nga policia theksohet se “trupi i sjellë sot është identifikuar zyrtarisht si i futbollistit Emiliano Sala”.
28-vjeçari bashkë me pilotin David Ibbotson ishin në bord në momentin kur aeroplani ishte zhdukur teksa lojtari po udhëtonte për t’iu bashkuar skuadrës së re, pas kalimit nga Nantesi.