Trupi i pajetë i Faton Hajrizit pritet të mbërrij në Kosovë rreth orës një pas mesnate
Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës e ka konfirmuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të raportuar si i vrarë në Llozhnicë të Serbisë.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se “Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
Nacionale ka mësuar se trupi i Hajrizit pritet të mbërrijë në Kosovë rreth orës 1 pas mesnate.
Ndryshe, Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci e ka konfirmuar se trupi i pajetë që po mbahet tash e sa kohë në Serbi është ai i Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.