Trupi i pajetë i Fadil Vokrrit çohet për obduksion
09 qershor 2018
| 12:58
Trupi i pajetë i legjendës dhe kreut të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, pas konstatimit të vdekjes nga doktorët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Vokrri ndërroi jetë pas një komplikimi shëndetësor, si pasojë e të cilit ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Doktorët të cilët e kanë pranuar kur ka arritur aty kanë thënë për “Klan Kosovën” se legjenda e futbollit të Kosovës kishte arritur pa shenja jete në qendrën kryesore spitalore të vendit.