
Truproja e Kylie Jennerit thyen heshtjen: Nuk jam unë babai i foshnjës
14 maj 2018
| 11:36
Fansat e Kylie Jennerit dolën me një teori të çuditshme ku pretendonin se truproja e saj, Tim Chung, ishte babai i fëmijës Stormi.
Por, truproja ka thyer heshtjen e tij për këtë çështje. Teoritë e çuditshme filluan pasi fansat krahasonin fotografitë e vogëlushes me Timin.
Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social “Instagram” se këto dyshime janë qesharake. “Marrëdhëniet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë shumë të kufizuara në mënyrë rigoroze dhe vetëm profesionale”, ka shkruar Timi.