Truprojat pastrojnë trenin para se ta zbresë Kim Jongun
25 prill 2019
| 11:43
Njerëzit dëshmuan një skenë mjaft të veçantë pas mbërritjes së Kim Jongut në Vladivostok.
Kur treni po ndalonte, truprojat e Kimit dolën jashtë në platformë për ta pastruar derën në mënyrë që shefi i tyre të dilte jashtë.
Të veshur me kostume dhe doreza të bardha, burrat nga Koreja e Veriut vrapuan pranë trenit dhe fshinë tërësisht dyert e trenit të blinduar, me të cilin Kimi udhëtoi për takimin e tij të parë me presidentin Vladimir Putin.