Truprojes së Kadri Veselit i vdes nëna
14 dhjetor 2024
| 10:17
Bashkim Rrahmanit i cili ka punuar për shumë vite shoqërues i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i ka vdekur nëna.
Familja Rrahmani ka bërë të ditur se e ndjera, Sevdije Sadiku Rrahmani ka ndërruar jetë të premten në mbrëmje ndërsa varrimi i saj do të bëhet sot (e shtune) me ikindi në ora 14:00 në varrezat e vjetra të Zhabarit në Mitrovicë.