Trusti hap konkurs për vende të lira pune

18 prill 2023 | 09:44

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka hapur konkurs për shtatë vende pune.

Komisioni përzgjedhës i Trustit ka hapur konkurs për pesë anëtarë profesionalë dhe dy anëtarë përfaqësues.

Dokumenti i specifikimeve për listën e detajuar të kushteve, detyrave dhe përgjegjësive, si dhe mënyrën e aplikimit mund të shkarkohet nga uebfaqja e FKPK-së në vegzën vijuese:

https://www.trusti.org/wp-content/uploads/2023/04/Konkursi_Bord_Trusti_shq_202304.pdf

Afati i fundit për aplikim për të gjitha pozitat është më 5 maj 2023 ora 16:00 CET.

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar në vitin 2001, si fond pensional me kontribute të definuara, i ngarkuar me përgjegjësinë e menaxhimit dhe investimit të matur të kontributeve pensionale të punëtorëve dhe punëdhënësve të Kosovës, që burojnë nga Ligji Nr. 04/L-101, i amandamentuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115, me Ligjin Nr. 04\L-168, dhe Ligjin Nr. 05/L-116 për fondet pensionale në Kosovë. FKPK-ja qeveriset nga Bordi Drejtues. Anëtarët e Bordit Drejtues emërohem nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte viti 1996 kur shërbimi sekret amerikan, CIA, ai britanik…