Trusti jep sqarim për tërheqjen e 10 përqindëshit
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka bërë të ditur se deri më tani s’ka asnjë vendim zyrtar sa i përket çështjes se tërheqjes së 10 % nga Trusti dhe se deri më tani askush s’ka të drejtë që t’i tërheq mjetet nga Trusti. “Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim. Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e Covid-19”, thuhet në njoftimin e Trustit.
(A. M / Epoka e re)