Trusti ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
25 shtator 2021
| 11:10
Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj fundjave do të bëhen dërhyrje teknike në infrastrukturën digjitale të institucionit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se si rezultat i këtyre ndërhyrjeve do të ketë shkëputje të kohëpaskohshme të shërbimit të uebfaqes dhe portalit eTrusti.
“Njoftojmë kontribuuesit dhe publikun e gjerë se këtë fundjavë, më 25 dhe 26 shtator 2021, do të bëhen ndërhyrje teknike në infrastrukturën digjitale të institucionit, me arsye të përmirësimeve e testimeve teknologjike. Si rezultat i kësaj, këto dy ditë do të ketë shkëputje të kohëpaskohshme të shërbimit të uebfaqes dhe portalit eTrusti”, thuhet në njoftim.