Trusti reagon pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
12 tetor 2020
| 11:51
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Trusti ua ka bërë me dije të gjithë kontribuuesve se detajet për aplikim për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve të tyre do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti.
“Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10 për qind ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, ka sqaruar Trusti.