TRYEZA POLITIKE E KLUBIT POLITIK “AFRIM ZHITIA” | PËRBALLJA E LPK-së ME LK TË KOSOVËS DHE RSFJ – RROLI I LPK-së NË DEMONSTRATAT E MAJIT 1989

02 qershor 2022 | 22:31

Klubi politik ,, Afrim Zhitia ”, në bibliotekën kombëtare në Prishtinë , mbajti një tryezë politike në shënimin e 33 vjetorit të Pranverës Republikane të 89-të , demonstratave të 30 dhe 31 majit 1989 , që janë organizuar nga LPK-ja me rastin e vizitës së Parlamentarëve Evropian në Prishtinë.
Në tryezën politike morën pjesë protagonist të atyre ngjarjëve , guerill të UÇK-s , të burgosur politik , veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të tjerë .

Mbas intonimit të hymnit kombëtar , tryezës politike përmes një video i është adresar eurodeputetja zonja Doris Pack , kurse me telegram pershendetës kryetari i BDI Ali Ahmeti ,pastaj me kumtesa u paraqitën Ragip Shala , Reshat Sahitaj , Bajram Gashi dhe Ismet Sylejmani.

Eurodeputetja veterane Zonja Doris Pack në adresimin e saj drejtuar tryezës politike potencoi përkrahjen e saj për Kosovën që nga viti 1989 , duke vazhduar perkrahjen edhe mbas largimit nga Parlamenti Evropian si dhe duke ndjer përgjegjësi edhe më tej për fatin e vendit tonë . ,, E ndiej si detyrë timën të angazhohem për ju qysh prej atyre ditëve të apard-heidit serb ndaj shqiptarëve në vitet e 80-ta dhe 90-ta , pastaj gjatë luftës , deri në çlirim e sot në pavarësi jam me ju . Shpresoj që edhe pesë shtetet e BE -s që nuk e kan njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë gjë sa më parë .
Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës dhe uroj të vazhdoni ta ndertoni vendin tuaj që fëmijët tuaj të rriten e të punojnë në vendin tuaj , që është shtëpia juaj siq i themi ne në Gjermani. Shpirtërish jam me ju ,
Zoti ju bekoftë ”.

Kryetari i BDI-s Ali Ahmeti , njër ndër vendimmarrësit për demonstratat e Majit 1989 , në telegramin drejtuar tryezës politike shkruan : ,, I nderuari Kryetar i Klubit z. Ragip Shala , të dashur shokë e bashkëveprimtarë , pjesëmarrës të nderuar i Në pamundësi të pjesëmarrjes time përshkak të axhendës dhe obligimëve , ju përshendes dhe ju përgëzoj për organizimin e këtij evenimenti përkujtimorë në nderim të rolit të LPK-s dhe demonstratës së organizuar me rastin e ardhjës në Kosovë të të zgjedhurve të Evropës me votë të lirë e demokratike . LPK e kishte për detyrë udhëhegjën e popullit dhe atë e bëri edhe me 30 e 31 Maj 1989 .
Platforma e LPK-s ishte baza mbi të cilën u zhvillua e tër lufta për liri deri në fitoret e mëdha e të arritura , frytet e të cilave i gëzojmë sot.
Lavdi të rënëve që derdhën gjakun përliri .
Me rrespekt Ali Ahmeti Tetovë 30 Maj 2022.

Ragip Shala Kryetar i Klubit Politk ,, Afrim Zhitia ” është paraqitur me kumtesën : ,, Përballja e LPK-s me Lidhjën Komuniste të Kosovës dhe RSFJ-s ”. Në kumtesën ndër të tjera ka shpalosur betejën politike të LPK-s për ngritjën e Kosovës në rang Republike , por që është kundërshtuar nga Lidhja Komuniste e Kosovës dhe RSFJ. Lidhja Komuniste e kryesuar nga bandat : Azem Vllasi , Ali Shukriu , Veli Deva , Kolë Shiroka dhe Rrahman Morina në ,, luftën kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë ” nuk u mjaftuan vetëm me shtypjen politike , ekonomike , kulturore ndaj shqiptarëve .
Ata me politikën qyqare dhe kapitulluse , pranuan kerkesën e Serbisë për ndryshumet kushtetuse .
Banda e Lidhjës Komuniste të Kosovës për intersa personale dhe karrieriste sakrifikuan intresat jetike të Kosovës , duke krijuar rrethana të favorshme politike , ambicieve të nacionalizmit , shovenizmit dhe hegjemonizmit serb.
Të revoltuar ndaj ndryshimëve kushtetuse , minatorët e Trepçës marshuan në këmbë në Prishtinë , pastaj u hodhën edhe në Grevë gjatë muajit Shkurt 1989.

Ishte LPK-ja që arriti të shëndrronte një tubim të Nëntorit 1988 për Kosovën Republikë .
Ishte LPK-ja që zbriti në zgafellë gjatë grevës së minatorve të Trepçës që minatorët të parashtronin vetëm një kërkesë : Kosovën Republikë .
Në këtë kohë skenën politike të Kosovës do ta përbënin tre koncepte politike :
a ) Koncepti politik i LK për ndryshime kushtetuse sipas kushtetutës së vitit 1963 b) Koncepti politik i LK sipas kushtetutës së vitit 1974
c ) Koncepti Politik i LPK-s për Kosovën Republikë .
Koncepti i par dhe i dytë përfaqësohej nga Ali Shukriu , Azem Vllasi , Rrahman Morina etj . Kurse Koncepti politik i LPK-s përfaqësohej nga sekretari organizativë Afrim Zhitia .
Në Mars 1989 , mbas suprimimit të dhunshëm të Kushtetutës së vitit 1974 , Kosovën do ta vizitojnë 25 Evrodeputetë të Parlamentit Evropian , të kryesuar nga zonja Doris Pack .
Gjatë vizitës së parlamentarëve , LPK-ja mori vendim për organizimin e demonstratave të 30 dhe 31 Majit 1989 .

Nën organizim të sekretarëve politik dhe organizativë Afrim Zhitia dhe Fadil Vata , si dhe Sabri Kiçmarit demonstratat do të organizohën në Prishtinë dhe Podujevë , në të cilat është brohoritur ,, poshtë kushtetuta e tanksëve ”,, Kosova Republikë ” Kurse në Podujevë demonstrusit , guerilét do t’i përgjigjen zjarrit me zjarr që bie dëshmor Ali Ajeti .
Në vitin 1989 Kosova kerkonte Demokraci , kërkonte Liri dhe Republikë , por që nuk gjeti përkrahje nga Lidhja Komuniste e Kosovës , dhe RSFJ-s.

Kosova Republikë ka qenë e mundshme të realizohej në Pranverën Republikane të 89-tës , sikur të mbështetej nga Lidhja Komuniste e Kosovës , por që mungoi gadishmëria e tyre për sakrifica .

Koncepti politik i LPK-s për Kosovën Republikë ka qenë koncept çlirimtar prej hegjemonizmit serb jo vetëm për Kosovën por dhe për Slloveninë , Kroacinë , Bosnjën , Makedoninë , Malin eZi. Reshat Sahitaj , bashkëpuntori më i ngushtë i Enver Hadrit në kumtesën e tijë shpalosi rëndësinë e demonstratave të 81-tës dhe 89 -tës .

Ai potencoi se demonstratat e 1981 i dridhën themelet e Jugosllavisë , kurse demonstratat e 30 majit 1989 i treguan opinionit botërorë se forcat policore serbe ushtronin dhunë sistematike mbi popullsinë tonë, për kërkesën legjitime Kosova Republikë.
Më 12 prill 1989 , Parlamenti Europian me inisiativën e Komitetit të Enver Hadrit ( siq konfirmohet edhe në këtë rezulutë ) e aprovoi një rezulutë në të cilën kerkohej lirimi i të gjithë të burgosurve politik që nga viti 1981 , e në mesin e pikave tjera kërkohej që në Kosovë të dergohej një komision i Parlamentit Evropian për të vërtetuar gjendjen faktike në Kosovë .

LPK në gjendje të jashtëzakonshme i organizon anëtarësinë që më më 30 maj 1989 të dalin e të protestojnë rinia jonë në mënyrë që delegacioni të bindej për reprezaliet që bënin forcat policore serbe . Më 30 maj 1989 , u zhvesh dhe demontua propaganda serbe se në Kosovë situata ishte e qetë .
Si rezultat i aprovimit të kësaj rezulute në Bruksel do të vritet Enver Hadri , kurse në Kosovë edhe Afrim Zhitia , si dhe disa dhjetëra qytetarë , si dhe do të arrestohën qindra qytetarë të tjerë .
Bajram Gashi kumtesën e tijë e filloi me një thënje : ,, Liria është mbi kokat tona , e arrinë vetëm kush ngre krye”, pastaj elaboroi etapat e veprimtarisë klandestine deri te lufta çlirimtare .
Në vazhdim shpalosi personalitetin e Afrim Zhitisë me të cilin kanë ndarë qelinë e burgut në ,, Zabella ° té Pozharevcit. ,, Afrim Zhitia ishte shumë iri në moshë , mbase ende i mitur , por po ashtu ishte i formuar , i urtë , largëpamës , tejët mendjemprehtë , i paluhatshëm dhe i përgaditur shumëfish më shumë sesa mosha që kishte .
Kishte të gjitha cilësitë e liderit të lindur. Dëgjues i durushëm , i thukët në shprehje , gjakëftoftë dhe i rrespektushëm . Vlerësonte saktë argumentët dhe kundërargumentët pa kompleksin e inferioritetit dhe pa arrogancë që rëndom është veqori e të rinjëve fillestarë.
Në Afrimin shihja liderin e ardhshëm të kombit dhe rënien e tijë nuk e përjetova vetëm humbje të shokut tonë , por për mua ishte edhe humbje e pakompenzushme kombëtare .

Ismet Sylejmani kryetar nderi i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia ” u paraqit me kumtesën : LPK Lëvizja më e suksesshme e luftës për liri. Ndër të tjera potencoi : 33 vite më parë , gjatë vizitës së Parlamentit Evropian në Prishtinë , LPK-ja kishte rrolë vendimtar , ishte veprimtaria më e madhe e udhëhegjës së saj , sepse hodhi goditjen e madhe , goditje që ndjeu Evropa. Komiteti Drejtus i LPK-s , mori një nga vendimet e tijë më të mëdha , udhëheqja e lartë në ballë me dy figura të mëdha : Heronjtë Fadil Vata dhe Afrim ZHitia , vendosi që me rastin e ardhjës së delegacionit evropian të organizonte demnostrata .
Në qendër të Prishtinës , përballë Hotel Grandit , ku qendronte delegacioni evropian , aty dirigjenti i madh i luftës për liri e çlirim të Kosovës i madhi dhe i pavdekshmi , heroi i kombit Afrim Zhitia me shokët etijë të rrethit të parë dhe të ngushtë , e shëndrroi qendrën e Prishtinës në arenë ku ngrihej zëri me trimëri për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuse . Rrolii LPK-s , ishte dhe mbetët rrolë shumë i madh dhe i pakpercyshëm . A
jo lëvizja që në Maj 1989 , organizoi demonstrata kur erdhi Pralamenti Evropian , më 17 Nëntorë 1994 krijoi UÇK-n , dhe sot në 33 vjetorin jemi të lirë dhe të pa varur nga Sebia pushtuse

Sektori per Informim i
Klubit Politik”Afrim Zhitia”
Prishtine 2 qershor 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës…