Tsipras çon Greqinë në zgjedhje me 7 korrik
29 maj 2019
| 12:47
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 7 korrik, nën kujdestarinë e qeverisë aktuale. Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos në një intervistë për ‘Alpha’ ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme vinë si nevojë për zhvillimin normal ekonomik të vendit. Tzanakopoulos ka shtuar se kryeministri do të vizitojë Presidentin e Republikës më 10 qershor për të kërkuar për shpërndarjen e parlamentit.
Ai shpjegoi se data 7 korrik ishte zgjedhur për të mos penguar provimet e maturës, pas një konsultimi të Tsipras me Ministrin e Arsimit. Deri atëherë, qeveria ruan të gjitha fuqitë. “Nuk ka dorëheqje të kryeministrit apo qeveri teknike, situata është krejtësisht e ndryshme nga shtatori 2015” ka deklaruar ai. /ora news/