Tsipras pëson humbje edhe në zgjedhjet lokale
03 qershor 2019
| 01:08
Kryeministri grek, Alexis Tsipras pranoi sonte humbjen e kandidatëve të partisë së tij në pushtet Siriza, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke thënë se njeriu “duhet të di si të fitojë, por edhe të pranojë humbjen.”
Ai uroi fituesit e Demokracisë së Re të opozitës, duke thënë se në mes të dy palëve mund të ketë një qëndrim të përbashkët mbi disa çështje, sipas gazetës greke Kathimerini.
Nga ana tjetër, lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis partia e të cilit fitoi në opozitë pothuajse të gjitha njësitë rajonale dhe bashkitë kryesore, ka thënë se rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale paralajmërojnë “hapin e dytë” drejt ndryshimeve të mëdha politike në Greqi./KP